Ajo përballje në MMA mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ka qenë padyshim një nga duelet më të ndjekura në gjithë historinë e këtij sporti, duke thyer çdo rekord shikueshmërie. Pavarësisht se për njerëzit ishte irlandezi një figurë më e dëgjuar, për vetë sjelljen e tij, Khabib arriti ta mposhtë me aftësitë e jashtëzakonshme në mundje.
Gjithmonë është hedhur ideja për një ndeshje të dytë mes këtyre dy “luftëtarëve”, që shkon në favorin e McGregor për hakmarrje, por edhe të organizatorëve për shifrat e çmendura që do të fitonin. Por nga ana tjetër, Khabib është shprehur:
“Sigurisht që rivaliteti mes nesh nuk ka mbaruar në ndeshjen e 6 tetorit në vitin e kaluar. Nëqoftë se përballem me të në ndonjë event ose në rrugë ,do të ndeshemi patjetër . Nuk ka rendesi nëse vjen policia, unë nuk kam frikë të shkoj në burg.
Një tjetër përballje me Conor pas ndeshjes në Abu Dabi? As që bëhet fjalë. Ai duhet të fitojë nja 9-10 ndeshje, përpara se të kërkojë ndeshje me mua.
Njerëzit mendojne se nëse UFC vjen tek unë dhe më japin shumë para ,unë do të pranoj të ndeshem përsëri me të, por kjo nuk do të ndodhë.
Unë do të ndeshem me Dustin Poirier ,Tony Ferguson ose Gsp ,por sigurisht jo kundër Conor që ka harruar si fitohet”, ka thënë Khabib. /Sport Ekspres/