Gjatë periudhës së karantinës duket se De Ligt e ka menaxhuar kohën mjaft mirë për të arritur qëllimet që i ka vendosur vetes. Nën shoqërinë e partneres së tij Anna Kee, hollandezi ka përmirësuar gjuhën italiane në mënyrë që të ndjekë sa më mirë udhezimet e trajnerit të Juventusit, Sarri.
Edhe pse në moshë shumë të re, ajo që e karakterizon De Ligt është dëshira për të perfeksionuar veten. Mbrohjtësi 19 vjeçar e ka shprehur herë pas here adhurimin që ka ndaj “zonjës së vjetër” dhe këtë e ka shfaqur në një intervistë për Tuttosport ku rrëfeu emocionet e tij të para kur veshi fanellën bardh e zi.
“Ndjenja e parë ishte lumturia, mendoja me vete: “Juventus më bleu, një nga klubet më të mëdha në botë”. Nuk arrija ta besoja. Sapo kisha lënë Hollandën dhe tashmë kalova në një mjedis tjetër. Mikpritja që më bënë shokët e mi ishte e mrekullueshme, sepse me bën të ndihesha si në shtëpinë time që diten e parë që shkela në Torino”, u shpreh De Ligt./Sport Ekspres/