Pas ngjarjes së rëndë në sfidën Përmeti-Këlcyra në Kategorinë e Dytë, e ndërprerë pasi futbollistët miq goditën arbitrin Alvi Paço, ka ardhur reagimi i klubit përmetar, duke akuzuar rëndë kundërshtarët dhe duke përdorur edhe ironinë. Madje, përmetarët kanë reaguar ndaj akuzave të Këlcyrës duke mos pranuar në asnjë moment se kanë paguar gjyqtarin Paço.