Përmbysje kampionësh, Shkëndija zbret nga froni Vllazninë

Shkëndija e Tiranës është shpallur kampione e Shqipërisë për të rinjtë, në grupmoshën U-19, teksa ka triumfuar në finale ndaj Vllaznisë me shifrat 2-1.

Një sfidë mjaft emocionuese ajo e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ku fillimisht në avantazh kaluan shkodranët, të cilët vinin në këtë takim nën petkun e kampionit. Autor i golit të parë ishte Kulla, i cili çoi në festë të tijtë pas 20 minutash.

Gjithsesi, Shkëndija arriti të reagonte dhe në minutën e 37-të Ajazi vendosi baraspeshën, duke i çuar ekipet në pushim me rezultatin 1-1. Pjesa e dytë nisi me gol, ku ishte dhe një herë tjetër Ajazi, i cili u kthye në hero për Shkëndijen, duke i dhuruar titullin, me sfidën që u mbyll me shifrat 2-1.

KATEGORIA SUPERIORE / U-19

Shkëndija Tiranës – Vllaznia  2-1

Shënues: Ajazi 37′, 51′ / Kulla 20′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online