Atalanta ka luajtur kundër Arsenalit në mbrëmjen e djeshme në Champions League. Kjo ndeshje u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa Gjimshiti u shpall mbrojtësi me notën më të lartë nga Atalanta. Bergamo News vlerëson së tepërmi performancën e shqiptarit në nivelet më të larta të futbollit europian.
“Përmban Martinellin në shpejtësi, reagon mirë ndaj presionit. Tregon kujdes, siguri. Berati i zakonshëm në Europë, i vështirë për t’u kapërcyer”, shkruan Bergamo News. /Sport Ekspres/