Perla e Bujar Kapexhiut: “Braçe i vogël, po ta fal këtë herë”

Bujar Kapexhiu është artist me plot kuptimin e fjalës. Perlat e tij janë të panumërta. Karikaturat e tij në shumicën e rasteve ngacmojnë njerëzit e politikës, pikërisht ata që shpesh i “fusin hundët” edhe nga sporti në përgjithësi e futbolli në veçanti.

Të gjithë janë dëshmitarë të përplasjeve të shumta mes Armand Dukës dhe Erion Braçes, i pari president i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe i dyti deputet i Partisë Socialiste. Në rrjetet sociale ka pasur shpesh akuza të rënda dhe Duka para disa kohësh e çoi në gjyq Braçen.

Akuza? Prishje imazhi, shpifje. Kreu i Federatës donte dëmshpërblim, por nuk kishte fort ndërmend t’i shkonte pas kësaj çështje. Nuk u paraqit në Gjykatë dhe çështja u pushua. Kjo ka frymëzuar Kapexhiun, që ka prodhuar perlën e radhës me mesazhin: “Braçe i vogël po ta fal këtë radhë”. Me siguri deputeti do e marrë me sportivitet karikaturën e publikuar.

https://www.facebook.com/bujar.kapexhiu/photos/a.1581562921939057/2052772934818051/?type=3&theater

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *