Juventus ka njoftuar se mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të bërë ditën e djeshme. “Juventus njofton se, gjatë testeve të bëra në përputhje me protokollin, doli pozitiv për COVID-19, Matthijs de Ligt. Lojtari tashmë është vendosur në izolim”- shkruhej në faqen zyrtare të Juventusit.
Me daljen pozitiv të De Ligt, tashmë numri i të infektuarëve shkon në 3, pasi më herët ishin karantinuar Alex Sandro dhe Cuadrado, të cilët humbën ndeshjen e të mërkurës ndaj Milanit. Sipas mediave italiane, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo është mjaft i shqetësuar për përhapje të këtij virusi tek lojtarët e tjerë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/