Një histori përplasje ka ndodhur para ndeshjes me Serbinë te Kameruni. Trajneri Song do t’i kërkonte Onanës që të mos luante me futbollin modern, por të ishte tradicional. Nisur nga mënyra sesi gardiani i Interit luajti ndaj Zvicrës, duke përsëritur Neuer me daljen nga porta në disa raste, trajneri i kërkoi më tepër thjeshtësi Onanës.
Ky i fundit nuk e pranoi një kërkesë të tillë. Ai vendosi që të mos shkonte me Kombëtaren për të qenë në tribunë sipas vendimit të trajnerit, por të qëndronte në hotel. Fabrizio Romano ka raportuar së fundmi se Onana po largohet nga Katari. Ky lojtar ka braktisur përfundimisht Kombëtaren dhe pritet të mos jetë më pjesë e saj për sa kohë qëndron i njëjti trajner. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/