E bujshme/ Trajneri i Kamerunit përjashtoi portierin e Interit para Serbisë, zbulohet debati: Mos mbaj topin në këmbë

Një përplasje ka ndodhur para ndeshjes mes Kamerunit dhe Serbisë. Lojtari më i mirë i Kamerunit është padyshim portieri i Interit, Onana. Ky i fundit ishte projektuar për titullar në ndeshjen me Serbinë ashtu si edhe me Zvicrën. Por të gjithë u befasuan kur panë se ky portier nuk ishte në grumbullim. Fillimisht u raportua se debati kishte nisur pasi Onana pyeste se çfarë donte Samuel Eto në grumbullimet me Kombëtaren.

Por më pas doli tjetër version. Trajneri Song i kërkoi Onanës të sillej në mënyrë tradicionale dhe të mos mbante topin në këmbë si portier modern. Ai i tha portieri të Interit se kjo mënyrë loje nuk i përshtatej Kamerunit. Onana e kundërshtoi mendimin e trajnerit dhe Song vendosi ta dërgonte në tribunë. Përfundimisht, gardiani i zikaltërve nuk iu bind sërish trajneri duke zgjedhur që të qëndrojë në hotel, pa shkuar në stadium. Vlen për t’u theksuar se Onana ka eksperimentuar disa herë ndaj Zvicrës duke lënë portën e boshatisur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online