Një konfirmim indirekt për qëndrimin e Ivan Perisiçit te Interi ka ardhur dje në mesditë, përmes fjalëve në konferencën për shtyp të Hoze Murinjos. “Nuk mendoj se klubi ynë do të jetë sërish aktiv në merkaton në hyrje – ka thënë Special One. – Unë kam folur me Uduordin duke i kërkuar katër blerje dhe tre nga këto më janë realizuar. Nga ana ime nuk ka asnjë lloj presioni ndaj klubit. Ka ende merkato”, kanë qenë fjalët e Murinjos. Por, në mbrëmje, ka ardhur edhe lajmi për rinovimin e sulmuesit kroat. Ivan Perisiç do të vazhdojë të qëndrojë me Interin deri në vitin 2021, të paktën është ky viti që mediat italiane kanë bërë më dije, pas akordit të arritur mes agjentit të tij dhe drejtuesve zikaltër. Perisiç do të përfitojë kështu një rrogë 5.5 mln euro në sezon, në ndryshim nga ajo 3.3 mln euro që përfiton aktualisht. Sot pritet edhe zyrtarizimi i rinovimit.