“Përgjigja po vonon, nuk kemi shpresa për këtë vit“, Takaj i bindur për Dajën: Me vendim pozitiv nuk lëviz, ta siguroj unë

Skënderbeu vijon të vuajë dënimin e marrë nga UEFA, duke mos pasur mundësinë të marrë pjesë në Kupat e Europës. Korçarët kanë apeluar në Gjykatën Federale të Zvicrës, por një vendim ende nuk po vjen. Përgjigja po vonohet dhe kjo po ndikon jo pak në planet e skuadrës bardhekuqe, teksa e ardhmja e shumë anëtarëve të tyre varet pikërisht nga vendimi që do të vijë nga Zvicra.

Në një prononcim për emisionin “Gol pas goli“, presidenti Takaj nuk duket optimist që të mund të marrin pjesë në Europë këtë vit. Ndërkohë sa i përket trajnerit Daja, shprehet i bindur se nëse një përgjigje pozitive vjen nga Gjykata, atëherë tekniku kryeqytetas do të mbetet i Skënderbeut.

“Ne nuk kemi objektiva siç kanë këta të tjerët për të shkuar në Europë. Meqë ne jemi të dënuar nga Europa ne kërkojmë të kapin Europës se ashtu e kemi llojin e dënimit. Shtyrja kaq e gjatë, nuk kemi shpresë për të luajtur këtë vit në Europë. Po presim vendimin. Vendimi po zgjat shumë dhe po na prish projektin për vitin tjetër. Daja? Në varësi të Skënderbeut. Kështu i kemi marrëdhëniet me trajnerin Daja. Është i Skënderbeut. Nëse vjen një vendim pozitiv nuk lëviz Ilir Daja. Këtë ta siguroj unë.

Kur e merr titullin sportivisht siç e mori Tirana jam i kënaqur. Nuk ia mori askujt. E meritoi, e mori dhe ta gëzojë. Me gjithë koplimentet e mia, e meritonte titullin këtë vit si asnjë vit tjetër”, ka thënë presidenti Takaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *