Përgjigja për Newcastle po vonon, sheiku arab e ka planin B te klubi në Serie A

Sheiku arab Mohammed bin Salman prej kohësh po kërkon të blejë klubin anglez të Newcastle, duke ofruar edhe shifrën e çmendur të 300 milionë paundëve. Por finalizimi i marrëveshjes nuk po shkon siç e kishte menduar, teksa Premier League po heziton të japë dritën jeshile. Arsyeja ëshët një akuzë se anëtari i kurorës mbretërore të Arabisë Saudite kryen pirateri televizive. E nga e gjitha kjo situatë është Roma ajo që fërkon duart.

Klubi i njohur Italian nuk i ka punët mirë me financat, ndërsa borxhi i tyre vijon të rritet në krahasim me vitin e shkuar. Kështu drejtuesit po kërkojnë për një investues të ri dhe bin Salman duket i duhuri. Paratë janë e vetmja gjë që këtij të fundit nuk i mungojnë, si dhe dëshira për t’u përfshirë në botën e futbollit paraitet e madhe prej tij. Kështu, në rast dështimi të blerjes së Newcastle, manjati arab e ka një plan B. E nëse vjen në krye të Romës, atëherë duhet të bëhemi gati për një epokë tjetër në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online