Është zhvilluar sot në Shtëpinë e Futbollit kursi për rinovimin e licencave të trajnerëve të përgatitjes atletike, një proces i rëndësishëm për formimin e profesionistëve të fushës që organizohet nga Sektori i Edukimit në FSHF.
Në këtë kurs morën pjesë të gjithë trajnerët e përgatitjes atletike nga ekipet kombëtare të moshave, ekipet e përfaqësueseve rajonale apo edhe klubeve, teksa në nisje ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior sie dhe Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, të cilët përshëndetën shkurtimisht pjesëmarrësit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, trajneri Sylvinho i uroi sa më shumë suksese pjesëmarrësve në këtë kurs dhe i sugjeroi që të marrin vazhdimisht njohuri të reja, sepse profesioni i trajnerit është në zhvillim të vazhdueshëm dhe futbolli ndryshon çdo ditë. Për Sylvinhon, është shumë e rëndësishme të punohet me pasion, duke pasur gjithmonë në fokusi futbollistin dhe formën e tij optimale fizike.
Përfaqësuesi i Sektorit të Performancës, Irisi Selimi, i cili po drejton këtë kurs, shprehet se përditësimi i licencave apo edhe i njohurive të trajnerëve ka një vlerë thelbësore në rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së trajningut apo edhe futbollit.