Vllaznia zbriti sërish në fushë mbrëmjen e sotme. Megjithëse vetëm dy ditë më parë luajtën një ndeshje të rëndësishme në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Linfildit, shkodranët iu kthyen sërish aksionit në tapetin e gjelbër. Këtë herë kuqeblutë u përballën me Buduçnostin në “Loro Boriçi”.
Vllaznia del sërish pa fitore nga stadiumi. Kuqeblutë nuk shkuan më larg se një barazim 1-1 kundër klubit malazez. Goli i vetëm i ekipit të drejtuar nga Memelli u shënua nga Delaj në pjesën e parë të takimit./Sport Ekspres/