E FUNDIT/ Një tjetër trofe në vitrinën e Ernest Muçit, sulmuesi shqiptar merr në duar Superkupën e Polonisë

Ernest Muçi shton një tjetër trofe në vitrinën e tij. Pas kampionatit dhe Kupës së Polonisë, tashmë sulmuesi shqiptar merr në duart e tij edhe trofeun e Superkupës së Polonisë. Legia e Varshavës ka mposhtur sot kampionët e kampionatit polak, Rakov Çestoçovën. 90 minutat e kësaj sfide përfunduan në baraspeshë 0-0.

Për të mbërritur te fituesi u nevojit ekzekutimi i 11 metërshave. Nga pika e bardhë e penalltisë lojtarët e Legias u treguan më të saktë, duke kthyer në gol 6 të tilla, ndërsa kundështarët shënuan vetëm 5 prej penalltive që patën në dispozicion. Ernest Muçi e nisi finalen si titullar dhe qendroi në fushë deri në minutën e 64-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online