Frika nga koronavirusi ka pushtuar Italinë dhe klubet e futbollit kanë nisur të tregohen të kujdesshme me lojtarët dhe stafin e tyre. Të dyshuarit karantinohen dhe këtë fat e ka pasur edhe Giacomo Vrioni. Ky i fudnit së bashku me një tjetër futbollist të Juventus U-23 kanë përfunduar në karantinë, ku do të qendrojnë deri në datën 8 mars.
Arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga klubi bardhezi është për shkak të ndeshjes së fundit të zhvilluar kundër Pianeses. Kjo pasi në këtë ekip rezultoi edhe rasti i parë i një futbollisti të infektuar me koronavirus në Itali. Frika për një përhapje të sëmundjes edhe në lojtarët e tjerë ishte e madhe, madje në total janë 4 të dyshuar si të infektuar në klubin e Pianeses.
Për këtë motiv Juventusi ka vendosur të marrë masa parandaluese, duke dërguar në karantinë sulmuesin shqiptar, Giacomo Vrioni, së bashku me Marco Olivierin. Të dy futbollistët do të qendrojnë të izoluar deri në 8 mars dhe gjatë kësaj kohe do të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor. Nëse pas kësaj date nuk kemi të bëjmë me një përgjigje pozitive mbi prekjen nga koronavirusi, atëherë lojtari kuqezi do të jetë i lirë t’i rikthehet normalitetit dhe fushave të blerta./Sport Ekspres/