Emri i Fadil Vokrrit mund të sjellë në Prishtinë edhe Partizanin e Beogradit, ideohet turneu në nder të tij

Partizani i Beogradit me shumë mundësi mund të luajë në Prishtinë dhe kjo për një arsye të veçantë. Sipas asaj që raporton “Kurir” një ide e drejtorit sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morina, mund të bëjë diçka të tillë të mundur. Së bashku me ekipin serb do të luajnë edhe Prishtina, Fenerbahçe dhe Nimes. E arsyeja që i bën bashkë këto klube është Fadil Vokrri.

Një propozim i hedhur nga Morina është ai i zhvillimit të një turneu në nder të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, ku pjesëmarrës do të jenë ekipet në të cilat ai ka luajtur përgjatë karrierës së tij. Gjithashtu ky turne është ideuar të luhet në qershor, muaj i cili përkon edhe me përvjetorin e ndarjes nga jeta t ëish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online