Përfiton nga shitja e Mane për rritjen e pagesës, Salah rinovon me Liverpulin

Mohamed Salah ka rinovuar kontratën e tij që skadonte në 2023 edhe për 3 sezone. Sulmuesi egjiptian, i cili u transferua nga Roma në 2017 ka arritur marrëveshjen me klubin për të rinovuar kontratën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Liverpool nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Liverpool njofton se është firmosur rinovimi i kontratës nga Muhamed Salah edhe për 3 sezone. Ish lojtari i Chelsea ka nënshkruar kontratën e re ditën e premte dhe do të ndihmojë klubin drejt trofeve të tjerë. Ai ka vendosur një rekord të jashtzakonshëm ku ka shënuar 156 gola 254 ndeshje”- shkruhet në deklaratën e klubit.

Mohamed Salah do të ketë një pagë prej 400 mijë eurosh në javë dhe ky është një rekord për klubin e Liverpool. Prej kohës ka patur mosmarrëveshje me klubin për çështjen e pagës por sulmuesi ka arritur të fitojë duke siguruar pagën që dëshironte. Pas shitjes së Sadio Mane tek Bayern Munich për 30 milionë euro, Liverpool nuk dëshiron të humbasë dhe yllin tjetër të ekipit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online