Kolumbiani Brajan Perea i Lacios nuk ka dëshirë të vijë në Shqipëri. Lacio dëshiron ta largojë me çdo kusht këtë verë, por asnjë klub nuk dëshiron ta blejë kartonin e tij. Partizani e do në huazim, por është vetë anësori ofensiv që ka ndalur gjithçka, sepse pret oferta nga kampionate më cilësorë dhe refuzon Shqipërinë.
Kjo ka detyruar Partizanin të hedhë sytë një tjetër anësor ofensiv, 25-vjeçari nga Panamaja Erik Orlando Herrera.
Dy sezonet e fundit ai ka luajtur te Melfi dhe Paganeze si i huazuar nga Leçe, klub me të cilin i ka përfunduar kontrata këtë verë. 47 ndeshje dhe 10 gola numëron Herrera në dy sezonet e fundit në Lega Pro, ndërkohë që tashmë është lojtar i lirë dhe Partizani është një mundësi për të, raporton “Gazetta Dello Sport”.