Përdhunoi vajzën shqiptare, publikohen përgjimet që fundosin Robinho-n pasi e mohoi akuzën: Mua nuk më kap kamera, nuk kanë se çfarë të më bëjnë

Robinho dikur konsiderohej si një nga futbollistët më të mirë në botë. Magjitë e tij në fushë e ngritën tifozerinë në këmbë, por reputacioni i ish-yllit të futbollit brazilian u shkatërrua për shkak të përdhunimit që ndodhi në 2013 në Milano. Ai përdhunoi një 23-vjeçare shqiptare në një klub nate me disa miq. Pak muaj më parë braziliani u dënua me nëntë vite burg dhe ndonëse pretendon se nuk ka bërë asgjë të keqe, përgjimet që kanë dalë së fundmi vërtetojnë të kundërtën.

Në përgjime, Robinho flet me miqtë që ishin me të dhe duket qartë se ish-futbollisti ka pasur vërtet një lidhje me vajzën shqiptare, duke fundosur veten. “Nëse më thërrasin në polici, nuk është problem. Do të shkoj atje dhe do të them që kjo histori është pa kuptim, as që e kam prekur fare vajzën”, tha Robinho, në bisedën e regjistruar në vitin 2014. Braziliani kishte frikë se e gjithë çështja do të bëhej publike. Ai e dinte se ky do të ishte fundi i tij. “Kam frikë se çdo gjë do të hyjë në media. Dalin me titullin ‘Shokët e Robinhos përdhunuan një vajzë në Itali'”.

Ndonëse mohoi se kishte diçka me vajzën, është e qartë se Robinho e ka përdhunuar vajzën në gjendje të dehur plotësisht. “Fjeta me të, ajo më kënaqi në krevat dhe u largova. Pjesa tjetër e shokëve qëndroi atje. Kamera nuk do të më kapte mua, por vetëm pjesën tjetër të grupit. Kush e ka përdhunuar atë, tani është në Brazil. Nuk jam unë, nuk je ti, nuk kanë se çfarë të na bëjnë”, ka thënë Robinho në bisedën me mikun e tij që tashmë është dëshmia që fundos brazilianin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online