Përballje shqiptarësh në Turqi, Muriqi e Cikalleshi luajnë sezonin

Dita e sotme rezervon një përballje midis dy “bomberave” shqiptarë, si Vedat Muriqi dhe Sokol Cikalleshi. Skuadra e sulmuesit të Kosovës, Rizespori pret ekipin Akhisarsporin e sulmuesit kavajas.

Pozita në tabelë e dy ekipeve e bën këtë ndeshje vendimtare për fatin e sezonit, pasi të dyja palët për momentin mbajnë dy vendet e fundit të tabelës, me vendasit që kanë numrin me të ulët të pikëve, vetëm 15 pas 18 javësh kampionat, ndërsa Akhisarspor renditet e parafundit me dy pikë më shumë.

Pavarëisht, rezultateve të dobëta të skuadrës, Muriqi po kalon një moment të mirë në aspektin personal, pasi ka realizuar pesë gola në 18 ndeshje, duke regjistruar kështu ecurinë më të mirë në tre sezonet e tij në Superligën e Turqisë.

Në ndryshim nga Muriqi, Sokol Cikalleshi ka pasur shumë më pak minuta në dispozicionin, pasi te Gëztepe nuk arriti të fitonte një vend titullari, ndoshta dhe prej dëmtimeve të shumta që kavajasi pësoi gjatë muajit tetor e nëntor. Megjithatë, te Akhisarspori, 28-vjeçari e filloi mbarë duke debutuar me gol në përballjen e javës së kaluar ndaj Beshiktashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online