Për t’u duartrokitur/ Ngritja e zërit nga trajneri i Egnatias, stafi i tij u kthye në punonjësit e sigurimit për bidonat drejt Enea Jorgjit

Ndeshja e sotme mes Egnatias dhe Dinamos nisi mes polemikash. Në sekondat e para të takimit u dha kartoni i kuq për Krasniqin pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Bardhit. Përsëritja e pamjeve treguan se Jorgji veproi drejt, ndërsa këtë e pranoi edhe vetë trajneri Ramadani. Ndërkohë në ato momente, situata doli nga kontrolli dhe stafi i Egnatias e teproi me mënyrën sesi po i suleshin arbitrit, duke sjellë reagimin e ashpër të tifozëve. Pasi mbaroi pjesa e parë, tifozët po hidhnin sende dhe objekte drejt Jorgjit.

Trajneri Ramadani ndërhyri duke mbajtur ligjeratë para stafit të tij se po silleshin në mënyrë të gabuar me arbitrin dhe duhej të korrigjoheshin. E menjëhershme ishte ndryshimi i sjelljes së tyre, teksa më pas u kthye në punonjës të sigurimit duke pritur bidonat që po fluturonin drejt Jorgjit. Arbitri u shoqërua nga sigurimi drejt dhomave të zhveshjes pasi turma e tifozëve ishte shumë e irrituar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *