Për të 25-n herë përballë njëri-tjetrit, Guardiola vlerëson sfidën me Murinjon: Jemi të ngjashëm

Mançester Siti do të ndeshet me Totenhamin ditën e nesërme, ndeshje e vlefshme për raundin e 24-t të Premier Ligës. Kjo do të jetë përballja e 25-të mes Murinjos dhe Guardiolës dhe këtë fakt trajneri spanjoll e vlerëson shumë. Ai u shpreh se rivaliteti i bën mjaft mirë të dyve. Gjithashtu Guardiola deklaroi se ka diçka të ngjashme midis tyre, e cila është puna e vazhdueshme dhe dëshira për të fituar.

“Mendoj se jemi pak të ngjashëm. Ne kemi punuar për shumë vite dhe është mirë për të dy ne. Ne kemi profesionin që duam dhe Mou është një rival i mirë për tu përballur.”-u shpreh tekniku i Sitit. Mançester Siti po kalon një moment fenomenal në Premier Ligë, teksa ka arritur 15 fitore radhazi në kampionat. Klubi në pronësi të sheikëve nuk humb që prej 21 nëntorit të vitit 2020, e cila erdhi pikërisht nga Totenhami./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online