Për momentin vazhdon ndihmësi i Duros, Cungu në horizont

Largimi i Shpëtim Duros nuk e ka kapur në befasi Flamurtarin, sepse trajneri i njohur kishte javë që e përmendte mundësinë e largimit për shkak të rezultateve të dobëta. Për këtë arsye, që sot drejtuesit e Flamurtarit do të vendosin për pjesën e mbetur të sezonit, sepse ka ende shumë ndeshje dhe nuk mund të lejohet degradimi i situatës. Zona e ftohtë nuk është larg, ashtu si nuk është larg as vendi i katërt, për atë që janë optimistë të sëmurë shohin ndonjë kthesë të madhe në vazhdim. Në fundjavë në Vlorë shkon Teuta dhe në stol me shumë gjasa do të jetë Jeton Beqiri, ndihmësi të cilin Duro e vlerëson shumë, ashtu si e vlerëson edhe Sinan Idrizi. Për momentin do të vazhdojë ai, por ndërkohë klubi po mendon për alternativat.

CUNGU – Në Vlorë po mendojnë seriozisht për Armando Cungun në stolin kuqezi. Kontakte nuk ka pasur, pasi klubi nuk e ka menduar largimin e Duros, por tashmë duhet vepruar me shpejtësi. Cungu është trajneri i duhur për të shkundur skuadrën në një moment kaq delikat dhe do të ishte i gatshëm të punonte në një ambient aq të vështirë sa ai i Vlorës, sepse ka drejtuar në Shkodër, ku është edhe më keq. Megjithatë, Cungu mund të refuzojë për një arsye të thjeshtë: të marrësh një skuadër si Flamurtari, në një moment të zi, me një skuadër që nuk e njeh dhe me 7 ndeshje të mbetura, duket një bast tepër i rrezikshëm. Ndoshta në verë mund të mbyllet një marrëveshje, por për momentin shkodrani zor se do të rrezikojë kaq shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online