Halim Mersini ka dhënë një intervistë për emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Argjentina. Ish-portieri i ekipit kombëtar ka dhënë edhe përshtypjet e popullit argjentinas në lidhje me debatin Mesi-Maradona. Mersini është shprehur se argjentinasit janë të ngjashëm me shqiptarët, pasi të vlerësojnë pasi lë karrierën.
“Mesi apo Maradona? Maradona. Kam 25 vite në Argjentinë. Këtu argjentinasit janë si puna jonë. Kur je në aktivitet të gjithë flasin kundër. Maradona kishte probleme jashtë futbollit. Maradona u ngrit shumë pas vde.kjes, megjithatë të gjithë e kanë dashur. Për Mesin, që ka humbur dy finale, të gjithë thonin që e ka gjoksin e ftohtë, ose siç i themi ne nuk ka gjak. Por kur dha dorëheqjen nga Kombëtarja filluan ta donin”, ka thënë Halim Mersini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/