“Le të merren specialistët e studiove me një humbje të timen, sepse nuk po i zë gjumi natën“. Kjo frazë e thënë nga Ilir Daja jo shumë ditë më parë ka ndezur një debat në studiot televizive. Faruk Statovci ishte pjesë e panelit të emisionit “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, ku deklaruar se Daja i nënçmon mediat e Kosovës. Ish-futbollisti shqiptar shpjegon se nuk ka kritikuar sukseset e trajnerit të Ballkanit, por shton se ndeshjet me Bate Borisovin dhe Ludogoretsin duhet të zhvilloheshin për të fituar dhe jo për të luajtur mirë.
“Ai në studiot tona nuk ka kohë, ndërsa në studiot e Shqipërisë po lidhet direkt dhe po jep intervista. Ky është nënçmim për mediat tona. Nëse thotë që s’ka kohë për mediat tona, atëherë nuk duhet të lidhet direkt as me mediat e Shqipërisë. Nëse ka kohë për atje, mundet të ketë edhe këtu, sepse këtu po punon ai. Mund të vijë edhe këtu, sepse asnjëherë nuk asnjëherë nuk kemi qenë kritik të Dajës për shkak të rezultateve. Nuk e kuptoj pse u bë aq e madhe. Nuk e kemi kritikuar Dajën për shkak të sukseseve dhe rezultateve me Ballkanin. E kemi kritkuar në lojën që e ka humbur dhe mua më vjen shumë mirë që kishte marrë mësim në ndeshjen tjetër. Ndeshjet me Ludogoretsin dhe Bate Borisovin luhen për t’u fituar, jo për të luajtur mirë. Më vjen vjen shumë mirrë që kishte marrë ca mësime. Të gjithë marrim mësime, edhe Guardiola mëson“, ka thënë Faruk Statovci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/