“Për gruan dhe djalin tim”! Elseid Hysaj dedikon golin e parë në Seria A: Sasuolo luan si Barcelona

Nga Klaudio Ndreca

Elseid Hysaj ka realizuar golin e parë në Seria A ndaj Sasuolës në atë fitore të Napolit në shifrat 2-0. Goditja nga distanca do t’i jepte mbrojtësit shqiptar edhe realizimin e parë në elitën e futbollit italian, pas shumë vitesh pritje.

Për këtë arsye ka edhe një dedikim të veçantë për të gjithë familjarët e tij dhe tifozët që nuk mund të ishin në stadium. Gjithashtu Hysaj ka bërë një krahasim mes lojës së Sasuolës me Barcelonën, kundërshtari që Napoli do të ketë për të diskutuar kualifikimin në “Champions League”.

“Jam shumë i gëzuar për golin e parë që kam shënuar dhe padyshim që me fanellën e Napolit është gjithçka më e bukur. Ia dedikoj gruas time, djalit tim, familjes time dhe tifozëve që fatkeqësisht nuk ishin këtu. Sa i përket katër golave të anuluar të Sasuolës, ishin edhe gabimet tona që kemi bërë, por fati ishte VAR.

Nuk duhet të humbasim shumë topa. Sasuolo e luan topin si Barcelona, por sigurisht që katalanasit kanë lojtarë të nivelit më të lartë. Barcelona luan shpejtë dhe me ndërime pozicionesh dhe ne do të provojmë vlerat tona kundër tyre. Ndihem si në shtëpi te Napoli, nuk e di për rinovimin, por për momentin nuk më intereson, dua të vazhdoj deri në fund me këtë ekip”, ka thënë Hysaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online