Rudi Garcia ka folur më gjatë për transferimin e Cristian Ronaldos në Arabina Saudite. Trajneri i Al Nassr-it i ka thurur elozhe portugezin, të cilin e krahason me Pelenë. Garcia shprehet se transferimi i një lojtari si Ronaldo ka një rëndësi mjaft të madhe për klubin arab por edhe shtetin e Arabisë Saudite dhe kjo i kapërcen kufijtë e fushës së lojës, por lidhet ngushtësisht edhe me çështjen e imazhit.
“Fizikisht ai është i mirë, ne nuk dyshonim për këtë. Siç kam menduar shpesh, kampionët e mëdhenj janë më të lehtë për t’u menaxhuar. Ai u integrua. E pashë duke qeshur dhe duke bërë shaka me shokët e tij të rinj. Ai ishte me ne në ndeshjen e fundit, megjithëse ai nuk mundi të luajë. Ishte në dhomën e zhveshjes, duke u stërvitur me biçikletë dhe ishte i lumtur për golin tonë. Ai ka vullnetin për të fituar, ai është fitues dhe do të nxjerrë këdo nga balta.
Është (lojta)/i madh. Një lojtar i mirë për ne, për Al-Nassr-in. Për Arabinë Saudite Cristiano Ronaldo është më shumë se një lojtar. Ai është një nga më të mirët në botë, e ka fituar Topin e Artë pesë herë. Kjo është shumë e rëndësishme për Arabinë dhe Lindjen e Mesme.
Nëse do të bëja një krahasim, mendoj se është paksa si Pele që vjen në Cosmos New York në epokën e tij, veçanërisht për zhvillimin e futbollit, sportit dhe kulturës në Arabinë Saudite. Tani të gjithë e dinë se ku është klubi ynë. Unë mendoj se ne shkuam nga 800,000 në dhjetë milionë ndjekës në disa orë ose disa ditë falë ardhjes së Cristiano-s”, ka deklaruar Rudi Garcia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/