Real Madridi i tregon Gareth Bale-t përse është një klub i madh: Legjendë e madhe e klubit tonë

Gareth Bale njoftoi në mënyrë të papritur tërheqjen e tij nga futbolli profesionist. Sulmuesi uellsian fitoi trofetë më të rëndësishëm në rang klubesh, si dhe mori pjesë në Kampionatin Europian dhe në Kampionatin Botëror. Përvoja e tij e fundit ishte  në Amerikë pas ndarjes nga Reali i Madridit.

Në fakt, mes tij dhe Realit të Madridit marrëdhëniet ishin krisur. 33-vjeçari u abonua me stolin në periudhën e tij të fundit me “los blancos”, ndërsa ai vetë ngjalli polemika të shumta me flamurin e Uellsit në duar, ku shkruante: “Uells, golf, Reali. Në këtë drejtim“. Por Reali i Madridit tregon sot përse meriton të quhet një klub i madh. Klubi spanjoll ka lënë mënjanë mëritë e vjetra dhe ka dalë në një komunikim zyrtar për të falenderuar Bale-n për kontributin që ka dhënë për fanellën e tyre.

“Në dritën e njoftimit të Gareth Bale-t se ai do të tërhiqet nga futbolli si lojtar profesionist, Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tij për legjendën e madhe të klubit tonë dhe futbollit botëror.

Gareth Bale mbërriti në Real Madrid në vitin 2013 dhe mbrojti fanellën tonë për nëntë vjet, gjatë së cilës ai fitoi 19 tituj: pesë Kupa Europiane, katër Kampionate Botërore për Klube, tre Superkupa Europiane, tre liga, një Copa del Rey dhe tre Superkupa Spanjolle. Individualisht, ai u shpall lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 dhe fitoi Topin e Artë në Kupën e Botës për Klube në të njëjtin vit.

Gareth Bale ishte pjesë e ekipit tonë gjatë një prej periudhave më të suksesshme në historinë tonë dhe përfaqëson përgjithmonë shumë nga momentet më të mëdha të dekadës së kaluar, siç është goli i tij pas një ecurie të paharrueshme në finalen e Copa del Rey në Valencia. Figura e tij do të jetë përgjithmonë e lidhur me historinë dhe legjendën e klubit tonë. Fat i mirë Gareth dhe urimet më të mira për ty dhe familjen tënde”, shkruan klubi i Real Madridit në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online