“Numri 10 është për Perënditë, Pele, Maradona, Modriç”, thumbimet e ish-lojtarit të njohur: Fyerje për futbollin që e mban ai këtë numër

Ansu Fati konsiderohej si pasardhësi i Mesit te Barcelona, ku i ofruan edhe numrin 10 në fanellë. Por djaloshi spanjoll nuk ka arritur t’i justifikojë pritshmëritë rreth tij. Nisur nga paraqitjet nën nivel të Ansu Fatit, Jorge D’Alessandro nuk e ka kursyer gojën në media. “AS” raporton se analisti i njohur i futbollit është shprehur se numri 10 i jepet vetëm ikonave të këtij sporti dhe është në fyerje për futbollin fakti që Ansu Fati mban këtë numër në shpinë.

“Merita e tij e vetme është se mban numrin 10. Është një fyerje për futbollin! Pse? Sepse numrin 10 e kanë veshur Pele, Maradona, Modriç… Numri 10 është për Perënditë! Ansu Fati me numrin 10…”, ka thënë Jorge D’Alessandro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online