Manuel Pelegrini është trajneri i ri i Uest Hemit dhe lajmi është zyrtarizuar nga klubi londinez.
Ish-trajneri i Vijarealit, Real Madridit, Malagas dhe Mançester Sitit, duke fituar edhe Premier Ligën në vitin 2014, ka firmosur kontratë trevjeçare me klubin londinez, duke lënë kështu kinezët e Hebei China Fortune.
Bashkëpronari i klubit, Dejvid Salivan, deklaroi: “Kërkonim një trajner të nivelit të lartë dhe shumë ambicioz, siç duan edhe tifozët. Besojmë se Pelegrini është njeriu i duhur, ka eksperiencë, ka fituar trofe, luan futboll sulmues dhe mund të afrojë shumë lojtarë cilësorë”.