Levandovski, del në skenë Çelsi

Nuk ka ditë që të mos dalin në qarkullim zëra për të ardhmen e Robert Levandovskit dhe sulmuesi polak duket se e ka vendosur që të largohet nga Mynihu. Jo se te Bajerni vdesin për të, sepse polaku ka treguar se nuk është futbollist vendimtar dhe këtu bëhet fjalë për Champions League, jo për t’i shënuar 3-4 gola Verderit apo Volfsburgut.

Sot mediat britanike shkruajnë se sulmuesi polak ka përfunduar në shënjestrën e Çelsit, që bre da pak ditësh do të zyrtarizojë divorcin me trajnerin Antonio Konte dhe do të prezantojë Mauricio Sarrin.

Për trajnerin aktual të Napolit Levandovski është goditja perfekte në sulm, aty ku Morata ka zhgënjyer dhe do të largohet. Çmimi i Levandovskit është shumë i lartë, mbi 80 milionë euro, por klubet angleze nuk pyesin shumë për shifra të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online