Mbape në histori, Pele: Ja ç’do të bëj po arriti rekordet e mia!

Legjenda Pele e ka shprehur hapur simpatinë që ka për Kilian Mbape. Siç duhet braziliani sheh tek francezi “hijen” e tij, kjo dhe për faktin se shumëkush mund ta ketë nisur që ta krahasojë me të, edhe për faktin se u bë lojtari i dytë që nga koha e tij, që shënon në fazën finale të një Botërori, që në moshën 19-vjeçare dy gola në një ndeshje.

Gjithsesi Pele, ka reaguar sërish, këtë herë dhe me humor, pasi dihet që mosha e tij nuk  lejon që ai të lëvizë shumë. Pele është shprehur se nëse do të ndodhte që Mbape të arrinte rekordet e tij ai do të detyrohej që të rikthehej në fushën e blertë, për ta rivalizuar.

“Nëse Mbape vazhdon të arrijë rekordet e mia kaq lehtë, do më duhet që të pastroj pluhurin nga këpucët e mia dhe të filloj të luaj sërish”, përfundon postimi i Pelesë. Normalisht një shaka, pasi më herët braziliani e ka uruar 19-vjeçarin për suksesin e arritur me Francën dhe për titullin si lojtari i ri më i mirë i këtij eventi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *