Pero Pejiç është zyrtarisht i Slaven Belupos, në Kroaci.
Gjithçka e mbyllur shumë shpejt: klubi ku luan edhe Bruno Telushi njihet prej vitesh me Peron (ka luajtur aty vite më parë, me shumë sukses), i cili pranoi menjëherë ofertën e marrë.
“Kthim në shtëpi”, e quajti Pejiç firmën me Slaven Belupon, ku është prezantuar zyrtarisht sot.
Pejiç bëhet sulmuesi i radhës që lë Superioren këtë verë, sepse janë larguar edhe Ekuban e Salihi.
Mirupafshim, PeroGol!