Peço: Shqipëria? Nuk po shoh rinovim… Kosova kontrolloi gjithçka!

Arjan Peço ka qenë në stadium për të ndjekur sfidën mes Shqipërisë dhe Kosovës. Trajneri i Bazelit U-19 ka komentuar për “Supersport”: Shqipëria ishte shumë larg kombëtares së De Biazit. Mungonte ritmi, organizimi, shpejtësia. Sistemi i përzgjedhur ishte i gabuar, mesfusha çaloi shumë, ishim të kontrolluar totalisht nga Kosova, që ishte e shkëlqyer.

Lika si mbrojtës i majtë ishte lëvizje e gabuar, ashtu si pozicioni i Ndojit. Nuk e di çfarë mund të ketë parë pozitive Panuçi. Ose lojtarët e kombëtares nuk kanë motivim, ose ishte vetëm një ditë e zezë. Kosova dominoi, Alimi dhe Zeneli ishin perfektë, për të mos folur për Rashicën, që nuk e kuptoj si Shqipëria e humbi. Flasim për rinovim, por kështu nuk vlen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online