Shaland vijon magjitë, por: Kosova nuk synon kualifikimin

Trajneri i ri i Kosovës, Bernard Shaland, vijon të marrë rezultate të mira dhe mbi të gjitha sot ndaj Shqipërisë u pa një lojë shumë e qartë dhe e bukur nga Kosova. Ndoshta është hedhur hapi i madh? Trajneri zviceran tregohet i matur, në intervistën për Supersport.

– A e prisnit këtë fitore, apo ishte befasi?

– Në duam të fitojmë gjithnjë kur futemi në një ndeshje. Prisja një ekip me shumë kapacitete, me një entuziazëm të lartë dhe e treguan diçka të tillë dhe në fushë. Fitorja 3-0 na kënaq, por është vetëm fillimi dhe do të vijojmë të punojmë më tej. Është fakt që kemi shënuar 3 gola, por kishim dhe shumë raste të tilla. Është një ekip që po shkon përpara.

– Keni pasur qëllim që të përmirësojmë mbrojtjen, në 3 takimet e fundit nuk kemi pësuar asnjë gol…

– Qëllimi ynë ishte të luajmë në mbrojtje, por sot e gjithë skuadra ka luajtur bashkë. Duhet të punojmë dhe të ecim përpara.

– Çelësi i këtij suksesi?

– Kemi bërë një lojë shumë të mirë, me pasime të shumta. Po formojmë një ekip të mirë. Dua t’i falënderoj lojtarët për atë që kanë dhënë.

– Besoni se mund të shkoni në Europian pas këtyre paraqitjeve të fundit?

– Objektivi im nuk është kualifikimi, por të formoj skuadrën,të luajmë mirë dhe më pas rezultatet vijnë ngadalë.

– Ndryshimi i lojës…

– Punojmë kur e humbasim topin, të bëjmë presing kur e ka topin kundërshtari. Duhet të luajmë në këtë disiplinë.

– Atmosfera, çfarë përshtypje ju la sonte?

– E kisha pritur këtë festë këtu, pasi i njoh shqiptarët. I falënderoj të dyja palët.

– A ishte hakmarrje personale e tij dhe sa ndryshon Shqipëria që ke takuar në të shkuarën si trajner i Armenisë më atë që keni takuar tani?

– Nuk e mendoj hakmarrjen. Unë dua që skuadra ime të luajë mirë dhe të fitojë. Nuk marr parasysh nëse është Shqipëria apo dikush tjetër. Puna ime është që të përgatis skuadrën për fitore në çdo ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online