“Peaky Jack”! U tërhoq prej flokësh nga Savic dhe Vrsajlko, shihni sesi e thërrasin Grealish tani lojtarët e Manchester City

Atletico Madrid dhe Manchester City luajtën në fillim të javës një ndeshje me shumë jehonë në Champions League. Pas fitores 1-0 të skuadrës angleze në ndeshjen e parë në Etihad, e dyta përfundoi 0-0, por me një sërë tensionesh në fushë dhe në tunelin Ëande Metropolitano. Lojtarët e të dy skuadrave u përle.shën rreth minutës së 90-të, pasi lojtarët miq fitonin çdo herë kohën që kishin rast dhe vendasit, kuptohet, nuk dëshironin që të ikte më kot qoftë edhe një sekondë.

Megjithëse nuk ishte në fushë, Jack Grealish nuk mund të qëndronte në stol dhe u përplas me disa kundërshtarë. Si Stefan Savic dhe Vrsaljko e tërhoqën nga flokët, ndërsa sipasojë e këtyre ngjarjeve, Grealish ka marrë pseudonim të ri në dhomat e zhveshjes nga shokët e ekipit: “Peaky Jack”. Ky pseudonim lidhet me serialin e famshëm “Peaky Blinders”, ku flitet për një familje nga Britania e Madhe që njihet për temperamentin e tyre të nxehtë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *