Paulo Dybala është gati për tradhtinë e madhe në Serinë A, pranon rrogë më të ulët te Interi për të mos vazhduar me Juventusin

“Gazzetta dello Sport” njoftoi sot se Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Interit dhe se ylli i Juventusit do të forcojë radhët e rivalëëve të përjetshëm, për të bërë një tradhëti të vërtetë. Sipas informacioneve të kësaj media me reputacion, argjentinasi ka pranuar një ofertë më të vogël nga Interi se ajo që i ka ofruar Juve dhe dyshohet se ka rënë dakord për një bashkëpunim katërvjeçar.

Pasi kjo histori u përhap në të gjithë Evropën, ka reaguar agjenti i tij Jorge Antun. Ai tha se Paulo nuk kishte nënshkruar asnjë kontratë dhe as nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje, por nga ana tjetër nuk ka mohuar asgjë përfundimisht për kalimin e mundshëm te Interi. “Paulo është tërësisht i fokusuar në përfundimin e sezonit në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Nuk është arritur asnjë marrëveshje as me ekipin italian dhe as me klube nga jashtë”, tha Antun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *