Pato i thotë “stop” aventurës kineze, gjen akordin me ish-klubin

Aleksandre Pato po bën çmos që të largohet nga skuadra e Tianzhin Kuanzhian. Sulmuesi brazilian aktivizohet prej dy vitesh në kampionat kinez dhe kontrata e tij mbaron në muajin dhjetor, por agjenti i lojtarit po mundohet të negociojë një pritje të parakohshme të kontratës.

 Destinacioni i ardhshëm i 29-vjeçarit nuk do të jetë Europa, por Brazili. Sipas medieve në Brazil, Pato ka arritur një akordin me klubin e Sao Paolos, ku ka luajtur gjatë vitit 2014-të.

Pato kur luante me Sao Poalon gjatë vitit 2014

Gjithsesi drejtuesit e klubit nga Rio De Zhaneiro do të duhet të tregohen të duruar, pasi e ardhmja e sulmuesit tani është në duart e palës kineze. Nëse ekipi aktual i Patos nuk pranon ta lëshojë lojtarin, atëherë braziliani nuk ka zgjidhje tjetër përveç së të luajë dhe për një vit në kampionatin kinez, të paktën deri në merkaton  e verës.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *