“Pati kurajon të më sfidonte, ide e keqe“, Ibrahimoviç nuk ndryshon kurrë dhe “kërcënon” Covidin

0

Milani i befasoi tifozët me lajmërimin se Zllatan Ibrahimoviç rezultoi pozitiv në testin për Koronavirus. Pandemia ka prekur edhe një nga ata që ka sfiduar çdo rregull të futbollit dhe nuk është ndalur së tunduri rrjetën në Serie A edhe në moshën 39-vjeçare. Por për një njeri që i pëlqen sfidat dhe i merr si një lojë, një lajm i tillë nuk do e frikësonte aspak.

Madje “djalli“ kuqezi ka një “kërcënim“ për Covidin. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter“, Ibrahimoviç shkruan: “Rezultova negativ për Covid dje dhe pozitiv sot. Nuk kam simptoma deri tani. Covidi pati kurajon të më sfidonte. Ide e keqe“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.