Interi është mposhtur me shifrat 2-0 kundër Bayern-it, por kjo humbje nuk ka ndikuar aspak në rrugëtmin e zikaltërve në Champions League. Klubi italian është kualifikuar në fzën e 1/16-ve, prandaj ndeshja e sotme kishte më tepër vlerë statistikore. Titullar nga minuta e parë ka qenë edhe Kristjan Asllani, i cili duket se ka lënë një përshtypje të mirë te Simone Inzaghi. Në deklaratën e dhënë për “Sky Sport” pas përfundimit të sfidës, trajneri i Interit është shprehur se Asllani është një lojtar po rritet ndjeshëm dhe që ka zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive.
“Do të jetë një short shumë i vështirë, por të gjitha ndeshjet në Champions League janë të vështira. Ne e shijojmë këtë kualifikim të marrë me shumë sakrifica dhe tani do të fokusohemi te kampionati. Të gjithë patën një lojë të shkëlqyer, më pëlqeu Darmian si i treti si dhe Asllani dhe Bellanova. Ata janë të gjithë lojtarë në rritje të madhe”, ka deklaruar ndër të tjera Inzaghi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/