VIDEO/ Pasim si në “Play Station”, momenti kur Kristjan Asllani i servir golin në pjatë Xhekos

Kristjan Asllani mori sot atë që e kishte pritur prej kohës, një fanellë titullari në Champions League. Mesfushori shqiptar luajti për 90 minuta të plota kundër Bajernit të Mynihut, ku la një shije pozitive me lojën e zhvilluar. Aftësitë teknike nuk munguan nga këmbët e 20-vjeçarit.

Gjatë pjesës së dytë të takimit, Asllani ka treguar vlerat e tij me një pasim të mrekullueshëm për Edin Xhekon. Lojtari shqiptar është rrotulluar bukur për të shmangur kundërshtarin dhe më pas ka dhënë një pasim si në “Play Station” në zonën e Bajernit. Asllani i servir golin Edin Xhekos, por goditja e menjëhershme e këtij të fundit u grushtua nga portieri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online