“Pata që lëshon vezë të arta”, Gentian Selmani mund të transferohet në Serinë A

Gentian Selmani është një nga portierët shqiptarë më premtues sa i përket të ardhmes. Pas largimit nga Laçi drejt Menemesporit, gardiani arriti që të tregonte të gjitha vlerat e tij edhe në Turqi. Me performancën e treguar në vazhdimësi fitoi interesimin e shumë ekipeve të njohura, ndërsa në kohët e fundit ka dalë sërish pista e Serisë A. “Sportpress24” shkruan se Crotone  është duke studiuar terrenin për të siguruar shërbimet e Selmanit.

“Si një patë që mund të bëjë vezë të arta” etiketohet ky lojtar, pasi jo vetëm që do i garantojë sigurinë në portë ekipit italian, por në të ardhmen mund të shitet edhe për shifra shumë më të larta. Aktualisht ka një vlerë prej 500 mijë eurosh, me Krotonen që është ngjitur këtë sezon në Serinë A dhe po kërkon t’i jap hapësira të rinjëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online