“Jam me fat që luaj me kampionë si Sensi, Eriksen”, intervista dhe batuta te Interi: Ti jo….

Pas ardhjes së Contes te Interi, duket se ekipi është përmirësuar vazhdueshëm, pasi trajneri i do lojtarët mjaft të fokusuar në idetë e tij. Sigurisht që edhe lojtarët i janë përgjigjur më së miri, teksa Interi e shikon veten në finalen në Champions League. Në pamje të mirë, duke njohur temperamentin e egër të Antonio Conte duket se në kampin zikaltër, shakatë dhe të qeshurat janë të limituara.

Megjithatë nuk ndodh kështu. Në një intervistë për shtyp, lojtari i Interit, Barella nuk ka ngurruar të bëjë humor me të riun Bastoni teksa po zhvillonte intervistën. “Jam me fat të luaj me lojtarë kampionë si Sensi, Eriksen, por jo… Bastoni”- ishin fjalët e Barrelës, i cili ishte ngjitur me 21 vjeçarin dhe kërkoi përmendjen e emrit të tij, duke përfunduar në të qeshura.

Interi përgatitet për finalen e Europa Ligës ndaj Sevijës, e cila është edhe skuadra që ka triumfuar më shumë herë në këtë kompeticion. Deri në këtë fazë italianët kanë patur shumë pak “punë”, pasi i kans fituar të gjitha ndeshjet me shumë lehtësi. /Elio Hajdari- Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online