Pasuesi i Zizusë, nis cirku mediatik

Lamtumira e Zinedin Zidan nga Reali ka befasuar të gjithë dhe pasi ka kaluar shoku i lajmërimit të tij, mediat në Spanjë kanë nisur të gërmojnë për të gjetur pasardhësin e trajnerit francez, i shpallur kampion Europe në tre sezonet e fundit.

Natyrisht, emra ka plot, nga ata që duken të mundur, deri tek emra të blinduar nga kontrata milionere. Pyetja kryesore është: Kush e merr Realin në këtë moment, pas tre titujsh rresht në Champions League?

Në mediat spanjolle kanë përpiluar një listë të gjatë me trajnerë.

ALEGRI – Sapo ka vendosur të qëndrojë te Juventusi, ku i janë plotësuar të gjitha kërkesat, financiare dhe sportive. Natyrisht, Reali është një sfidë e pabesueshme dhe në Spanjë e shtrëngojnë fantazinë, duke shkruar se te Juventusi mund të shkojë pikërisht Zidan.

POÇETINO – Trajneri i Totenhemit rinovoi javën e shkuar, por në futbollin modern kontratat janë copa letre pa vlerë, sidomos për klubet e pasur. Për Poçetinon ekziston edhe një klauzolë për prishjen e kontratës.

LËV – Trajneri kampion bote sapo ka rinovuar me Gjermaninë, është shumë komod në stolin e Die Mannschaft, por ka kohë që përflitet se do të marrë Realin. Pas Botërorit do të ketë zhvillime.

KLOP – Reali e ka vëzhguar edhe më parë, por ishte e pamundur. Tani gjermani duket gati, i pjekur dhe me eksperiencë.

VENGER – Reali e ka dashur edhe më parë, e ka thënë vetë Vengeri. Tani francezi është i lirë, ku i dihet.

GUTI – Ka punuar me të rinjtë e klubit, është një legjendë si futbollist. Pak a shumë si Zidan.

KONTE – Po largohet nga Çelsi, është në pritje të ofertave, edhe italiani është një emër shumë i përfolur në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *