Ikja e Kristiano Ronaldos nga Madridi ka bërë që “galaktikët” të jenë në kërkim të një tjetër sulmuesi. Nuk do të jetë e lehtë për të zëvendësuar portugezin, por drejtuesit po shqyrtojnë të gjitha alternativat për të marrë një sulmues me potencial dhe që premton për të ardhmen. Ndonëse alternativat më të dëshirueshme ishin Mbape apo Nejmar, tani gjithçka duket se po qartësohet.
Eden Hazard mund të bëhet shumë shpejt pjesë e Real Madrid. Sulmuesi belg e shprehu hapur dëshirën kur ishte në Rusi për Kupën e Botës se do të ishte një ëndërr për të nëse do të vishte fanellën e kampionëve të Europës. Edhe pse Çelsi kishte dëshirën e madhe për të mos e larguar sulmuesin, gjërat kanë ndryshuar dhe “Blutë” e Londrës me shumë gjasa do ta pranojnë ofertën e ardhur nga madrilenët. Plot 190 milion euro është oferta e bërë nga spanjollët për 27-vjeçarin dhe siç raportohet nga mediat e huaja, marrëveshja është arritur mes dy klubeve dhe babait të lojtarit, i cili është dhe manxheri njëkohësisht.
Hazart realizoi 12 gola në edicionin e fundit në Londër, ndërsa pas 6 sezonesh është gati për të kërkuar një aventurë të re. Gjithsesi, sulmuesi mund të mos largohet i vetëm, pasi drejtuesit e Realit preferojnë dhe portierin Toibo Kurtua. Nuk dihet saktë nëse në ofertën 190 milion eurosh ka ndonjë detaje dhe për portierin, por e sigurt është që Çelsi mund të përfitojë nga kjo situatë për të marrë një shifër akoma dhe më të madhe.