Juventusi është një nga skuadrat që konsiderohet si më të fortat në Europë. Këtë verë në Torino zbarkoi Kristiano Ronaldo, duke e rritur jashtëzakonisht shumë konkurrencën te “Zonja e Vjetër” aq sa tashmë flitet se dhe Paolo Dibala mund të largohet. Argjentinasin e duan disa klube në Europë, madje janë gati që të shpenzojnë diku te 120 milionë euro për të. Duke qenë se ka interes konkret dhe vetë argjentinasi mund të kërkojë një aventurë të re, atëherë ka nisur që të mendohet për pasuesin e tij.
Sipas asaj që shkruan “Tuttosport” dëshirat e “Zonjës së Vjetër” janë dy: Kilian Mbape dhe Marko Asensio. Duket gati e pamundur, por kur bardhezinjtë morën Ronaldon pse të mos e provojnë dhe me lojtarët e sipërpërmendur.
Mbape është “ylli” i PSG-së, por nëse klubi francez do të dënohet atëherë do ishte një mundësi e madhe për Juventusin që të merrte shërbimet e tij. Në anën tjetër është Asnesio, i cili mund të tundohet nga mundësia për t’u bashkuar me CR7, por deri më tani nuk mund të flitet për gjëra konkrete, pasi Dibala nuk ka sinjalizuar se po merr valixhet.