Pasaporta për të tërë: presidenti Ilir Meta ka dekretuar dhënien e pasaportës shqiptare për 22 persona, disa me lidhje të ngushtë me Shqipërinë e disa krejtësisht të panjohur.
Mesfushori i kombëtares shqiptare Kamer Qaka është bërë “de jure” shqiptar, sepse deri tani nuk kishte pasaportë.
Po ashtu, edhe mesfushori i Partizanit Esat Mala ka marrë pasaportë shqiptare, ashtu si talenti i Lirisë së Prizrenit, Diellor Beseni, i cili do të bashkohet me Shqipërinë U-17.
Tashmë ka shtetësinë shqiptare edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Jo vetëm Vokrri, por edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Saliu, është bërë me pasaportë shqiptare.
Në listë është edhe Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Pasaporta janë dhënë edhe për disa sportiste të huaja. Basketbollistja e Flamurtarit dhe e Malit të Zi, Jelena Nikpaljeviç, është tani e tutje shqiptare.
Po ashtu, pasaportë kanë marrë volejbollistet amerikane Olivia Haltas e Nikia Uidhers, që në fakt nuk e dinë ku është Shqipëria, por do e gjejnë shpejt, sepse do luajnë për kombëtaren tonë (!). Praktika e dhënies së pasaportës për sportistë të huaj nuk është e re, zbatohet në shumë vende, por zakonisht i jepet dikujt që ka luajtur e jetuar në vendin ku merr pasaportën.
DEKRET
Nr. 10783, datë 17.5.2018 PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar,
DEKRETOJ:
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
- Esat Reshat Mala
- Diellor Agron Beseni
- Olyvia Chaltas
- Nikia Blair Withers
- Jelena Krsto Nikpaljevic
- Lendita Rrahman Zeqiraj
- Nehat Milazim Idrizi
- Kamer Adem Qaka
- Fadil Avdullah Vokrri
- Agim Qazim Ademi
- Eroll Sali Saliu
- Albina Ragip Zyba
- Rrustem Reko Berisha
- Ilirjana Shemsi Berisha (Dushullovci)
- Akan Ismailhaki Ismaili
- Afërdita Hakif Rexha Çollaku (Rexha)
- Venera Abdul Osmani (Namani)
- Mal Luan Osmani
- Lindita Faik Osmani (Hamiti)
- Lekë Baton Osmani
- Nita Fatos Daka (Goçi)
- Endrit Hashim Thaçi
Zbojne Shqiptaret dhe marrin te huaj plehrat. Po na perzjejne rrace qelbesirat