Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme të Zvicrës kundër Irlandës së Veriut, një tifoz shqiptar ndërpret intervistën e Xherdan Shaqirit për mediat. Në supet e këtij të fundit i hedh një xhaketë me simbolet e UÇK-së, e cila ka sjellë irritimin e pamasë në Serbi. Padyshim që mediat serbe kanë qenë gjithnjë radikale në lidhje me simbolet e UÇK-së apo edhe ato kombëtare shqiptare, duke pretenduar shpesh herë për provokime të pakuptimta.
Mediat serbe kanë “vjellë vrerë” kundrejt Shaqirit pas atij episodi të ndodhur dje. “Zero si njeri! Doktorët serbë e shpëtuan Shaqirin. Lindi me një deformim të rëndë, i detyrohet gjiçka doktorëve tanë dhe nuk ndalon së provokuari”, ky ishte titulli me të cilin “Kurir” hap artikullin e saj.
Sipas tyre futbollisti shqiptar ka lindur me një deformim në këmbën e tij, e cila është shërruar nga mjekët serbë në Beograd. Megjithatë një lajm ky që vjen si rrjedhojë e një… informatori të panjohur. Kaq mjafton për të hedhur dyshime në vërtetësinë e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/