Pas stafit, Skënderbeu nis të mendojë për përforcimet

Edhe pse ka pasur disa largime dhe ka ende disa lojtarë që pritet të largohen, Skënderbeu ka ende një organikë të pasur dhe ndërkohë ka kompletuar stafin drejtues. Trajneri Orges Shehi do të ketë në krah të tij Edlir Tetovën, si dhe janë konfirmuar Gentjan Liçi dhe trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi.

Presidenti Ardjan Takaj ka nisur punën për përforcimet dhe përveç sulmuesit Oto Xhon, në Korçë priten edhe dy lojtarë, ku njëri është sulmues dhe tjetri mesfushor.

“Jemi në bisedime dhe nga ora në orë do t’i mbyllim kontaktet me ta. Janë dy futbollistë të huaj, por që do të prishim punë nëse i deklarojmë qysh në këtë moment. Duroni edhe pak,” – ka pohuar për portalin “Korça Sot” njëri prej drejtuesve të Skënderbeut.

Plani i klubit duket i qartë: ulje shpenzimesh për sezonin e ri, skuadër më e re në moshë dhe me shumë lojtarë të talentuar, për të vijuar projektin me lojtarë që mund të evidentohen edhe në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online